KOKULUR
mb.
- Që e mban kokën të ulur përpara.
- fig. I mërzitur e i turpëruar për gabimin a për fajin që ka bërë. Iku (u largua) kokulur.
- fig. Që punon shumë, shikon punën dhe nuk merret me llafe e thashetheme, punëtor; i sjellshëm, i thjeshtë e i shtruar. Djalë kokulur. Nxënës kokulur.
- fig. Që nuk kthen fjalë, i bindur, që nuk mbahet me të madh; i përvuajtur. Vajzë kokulur.
- përd. ndajf. Pa bërë fjalë, duke u përqendruar në punën e vet. Punonte kokulur.