KOLABORACIONIST
Im. sh.
- hist. Ai që ka bashkëpunuar me pushtuesit fashistë e nazistë dhe ka tradhtuar Atdheun gjatë Luftës Nacionalçlirimtare.
- Ai që bashkëpunon me pushtuesin dhe tradhton atdheun e vet; tradhtar.
IImb.
- Që ka për qëllim dhe zbaton kolaboracionizmin, që përpiqet për kolaboracionizmin; që mbështetet në kolaboracionizmin. Organizatë (qeveri) kolaboracioniste. Politikë kolaboracioniste.
- Që ka të bëjë me kolaboracionistin, që është karakteristik për kolaboracionistin, prej kolaboracionisti. Element kolaboracionist. Qëndrim kolaboracionist.