Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KOLEGJIUM

    m. sh.
    1. Organ këshillues a drejtues në disa institucione qendrore dhe në redaksitë e gazetave e të revistave, që përbëhet nga anëtarë të caktuar zyrtarisht dhe që kryesohet nga titullari i institucionit ose nga kryeredaktori. Kolegjiumi i ministrisë. Kolegjiumi i redaksisë. Anëtar i kolegjiumit. Mbledhja e kolegjiumit. Shtroj (paraqit) në kolegjium. U miratua (u pa) në kolegjium.
    2. drejt. Kolegj.