KOLEKTIV
Im. sh.
- Grup njerëzish që punojnë në një ndërmarrje a institucion dhe kanë qëllime e detyra të përbashkëta. Kolektivi punonjës. Kolektiv luftarak (revolucionar). Kolektivi mësimor (shkencor). Kolektivi ynë. Kolektivi i ndërmarrjes (i institutit). Anëtar i kolektivit. Forca e kolektivit. Zotimet e kolektivit. U shqyrtua në kolektiv. E vendosi kolektivi. U edukua në gjirin e kolektivit. Doli para kolektivit.
- Grup njerëzish, të përgatitur e të organizuar për të kryer një detyrë të caktuar. Kolektivi i agjitatorëve.
IImb.
- Që ka të bëjë me kolektivin, që i përket një kolektivi të tërë, i gjithë kolektivit; që kryhet nga kolektivi, që bëhet në kolektiv; i përbashkët; kund. individual. Pronë (kullotë, ekonomi, bagëti) kolektive. Punë (veprimtari, vepër) kolektive. Jeta kolektive. Përgjegjësi (udhëheqje) kolektive. Gjykim (mendim) kolektiv. Vizitë kolektive. Lexim (studim) kolektiv. Normë kolektive normë mesatare e punës që bëjnë gjithë anëtarët e një kolektivi. Në mënyrë kolektive.
- Që është karakteristik për kolektivin, që bazohet në parimet e kolektivizmit. Frymë kolektive.
- gjuh. Përmbledhës.