KOLERË
f.
- mjek., veter. Sëmundje e rëndë ngjitëse, që shfaqet me ënjtje e qelbëzim të zorrëve, me heqje e me dhembje të forta të barkut, me të vjella e me të ngjethura. Kolera aziatike. E hëngërt (e shoftë, e shpëlaftë) kolera! mallk. vdektë.
- fig. shar. Njeri i fëlliqur, njeri i keq; gjë shumë e keqe dhe e fëlliqur. Kolera fashiste.
Shprehje
- Kolera e shpendëve veter. sëmundje e rrezikshme ngjitëse e shpendëve, që shkakton dobësimin e përgjithshëm dhe ngordhjen e shpejtë të tyre.