Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KOLLITEM

    vetv.
    1. Kam kollë, më nget kolla; pastroj fytin duke nxjerrë frymën me shpërthim. Kollitem shpesh. I sëmuri kollitej. Kollitet si plak. U kollit pak e foli.
    2. vet. veta III fig. Nxjerr tinguj a zhurmë të mbytur e të gjatë sikur e nget kolla (zakonisht për mitralozin). Filluan të kolliteshin kundërajrorët.