KOLOS
m. sh.
- Njeri me trup të madh e të fuqishëm, njeri vigan; përmendore a statujë vigane.
- libr. Njeri që ka kryer vepra shumë të rëndësishme në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore (në shkencë, në art etj.); vigan. Kolos i shkencës.
- libr. Diçka madhështore dhe shumë e rëndësishme; vend shumë i fuqishëm; vigan. Kolosi i metalurgjisë së zezë në Elbasan.
Shprehje
- Kolos me këmbë argjile mospërf. i madh e i fortë në dukje, por në të vërtetë shumë i dobët.