Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KONCENTRAT

    m. sh. libr.
    1. Ushqim i thatë për njerëz, i përpunuar me mënyra të ndryshme, që përdoret për gatime të shpejta. Prodhimi i koncentrateve.
    2. bujq. Ushqim i thatë në trajtë krundesh, gëzhutash etj., që ka vlera të larta ushqyese dhe që përdoret për të rritur peshën dhe pjellorinë e kafshëve. Sigurimi i koncentrateve. Ushqehen me koncentrate.
    3. min. Mineral i pastër, që përftohet duke i hequr lëndët e huaja; mineral i pasuruar. Koncentrat bakri (kromi). Reparti i koncentrateve. Nxjerrja e koncentratit.