KONCERT sh
m.
- Shfaqja e një vepre muzikore ose e një programi artistik me pjesë të ndryshme muzikore, me këngë, me valle etj. Koncert simfonik. Koncertet e majit. Koncert në radio (në televizion). Koncert me muzikë popullore. Koncert sipas kërkesave të dëgjuesve. Programi i koncertit. Sallë koncertesh. Shkoj në koncert. Shoh (dëgjoj) një koncert. U dha një koncert.
- Vepër e madhe muzikore, që është kompozuar për një vegël (për violinë, për piano etj.) të shoqëruar nga orkestra. Koncert për piano (për violinë, për violonçel).