KONKURROJ
jokal.
- Marr pjesë në një garë sportive, hyj në garë me dikë; marr pjesë në një konkurs. Konkurroi në kërcim së larti (së gjati). Konkurroi jashtë gare. Konkurroi në festival. Konkurrojnë dy shkolla.
- ek. Marr pjesë në konkurrencë a hyj në konkurrencë me dikë për të siguruar fitime sa më të mëdha.
- kal. ek. I bëj konkurrencë dikujt dhe e dobësoj a e rrënoj fare. Monopolet konkurrojnë ndërmarrjet e vogla (prodhuesit e vegjël).