Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KONTAKT sh

    m.
    1. libr. Takimi i trupave a i sendeve të ndryshme me njëri-tjetrin. Pika kontakti.
    2. elektr. Lidhja e dy përcjellësve, që bën të mundshëm kalimin e rrymës elektrike nga njëri përcjellës tek tjetri; pika ku bëhet kjo lidhje; pajisje që bën këtë lidhje. Kontakt elektrik.
    3. libr. Lidhje, afërsi e miqësi që kanë dy a më shumë veta ndërmjet tyre, lidhje e ngushtë; takim me dikë. Kontakte miqësore. Kontakte me popullin. Kontakti me të sëmurin. Jam në kontakt me dikë. Vendos (marr, kam, mbaj) kontakte me dikë.