Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KONTRADIKTOR

    mb.
    1. Që ka kontradikta (për një mendim, për një tezë etj.); që bie në kundërshtim me një tjetër (për një veprim, për një sjellje etj.). Mendime (ide) kontradiktore. Veprime kontradiktore.
    2. Që kundërshton atë që ka thënë më parë, që bie në kundërshtim me vetveten. Njeri kontradiktor. Vepër kontradiktore.