Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KONTROLL

    m. sh.
    1. Shqyrtimi edhe një herë me kujdes i një pune, i një mekanizmi etj.; rishikim i vëmendshëm i dokumenteve a i diçkaje tjetër për të parë gjendjen a për të nxjerrë në shesh të vërtetën; mbikëqyrje: kontroll i detyrave (i dijes) të nxënësve; / vizitë tek mjeku për të shqyrtuar ecurinë ose gjendjen shëndetësore të dikujt: kontroll në klinikën dentare.
    2. Organ i ngarkuar për të mbikëqyrur një punë a një veprimtari: Kontrolli i Lartë i Shtetit; Kontrolli rrugor; / bised. kontrollues; kontrollor: erdhi kontrolli.