KOPAN
m. sh.
- Dru i gdhendur petashuq e me bisht që përdoret për të rrahur rrobat kur i lajmë në lumë a në govatë, pallë. Krisma e kopanit. Rrah (rrobat) me kopan.
- Çekan druri për të rrahur mishin; përdorëse druri për të rrahur drithin, lirin etj. Kopan liri. Rrihnin grurin me kopan.
- Vesh rrushi, zakonisht me kokrra të ngjeshura. Kopan i madh. Këputi dy kopanë.
- shih RREZ/E,~JA
- Kopanët e rrotës.
- përd. ndajf. Kopanec. E lidhi fëmijën kopan.
Shprehje
- E la (e bëri) kopan dikë e rrahu shumë dikë, e bëri për vdekje; e la të vdekur.