KOPRRAC
m. sh.
- Ai që kursen tej masës edhe për sendet e domosdoshme për jetesë; ai që ka para dhe nuk ndihmon tjetrin kur ky ka nevojë, njeri dorështrënguar. Koprrac i madh. Drekë (darkë) koprraci drekë (darkë) shumë e varfër, sa për të mbajtur shpirtin. As gurë s'të jep koprraci. fj. u.
- si mb. ~, ~E. Që kursen tej masës, dorështrënguar. Njeri koprrac.