KORE I
f. sh.
- Cipa e jashtme e fortë, që zë buka a ndonjë ëmbëlsirë kur piqet ose kur thahet; cipë e fortë që zë zakonisht dheu kur ka thatësirë të madhe. Kore e djegur (e fortë). Nuk i ha koret. I prish koren dheut.
- Lëkurë e trashë dhe e thatë, që mbështjell trungun e disa drurëve. Korja e pishës (e dushkut, e vidhit).
- Cipë e trashë dhe e fortë, që zë plaga përsipër kur fillon të shërohet, dregëz. Plaga zuri (vuri) kore. I heq koren. Ra korja.
Shprehje
- Ka zënë (ka vënë) kore (dregëz) plaga është harruar, nuk kujtohet më një ngjarje e hidhur a një plagë e vjetër shpirtërore. Korja e tokës gjeol. shtresa e fortë në pjesën e sipërme të rruzullit tokësor. Korja e trurit anat. cipa e trurit.