KORRJE
f. sh.
- Veprimi sipas kuptimeve të foljeve KORR, KORRET. Korrja e grurit (e tërshërës, e orizit, e misrit). Korrja e të lashtave. Filloi (përfundoi) korrja.
- Të korrat. Korrje të bollshme (të mëdha). Fushata e korrjeve.
- Bari që merret duke e korrur një herë. Mori dy (tri) korrje me jonxhë (me bar).