Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KOSË

    f. sh.
    1. Vegël e thjeshtë bujqësore, me një presë të gjatë prej metali pak të harkuar dhe me një bisht prej druri, e cila përdoret për të kositur barin. Mpreh (cakit, kalit) kosën. Kosit me kosë.
    2. Tërësia e barit që kositet një herë. Kosa e parë (e dytë, e tretë...). Marr dy (tri...) kosa bar (jonxhë).

      Shprehje

      • I ra kosa (fshesa, gërshëra) shih te BIE I. I vuri kosën e zhduku, e fshiu; e shfarosi.