KOTEC
m. sh.
- Kasolle e vogël dhe e ulët prej dërrasash, prej purtekash etj., ku mbahen shpendët shtëpiakë; qymez. Koteci i pulave (i patave, i rosave).
- Koshare misri. Kotec me thupra. Fut (thaj) misrin në kotec.
- fig. mospërf. Shtëpi e vogël dhe e keqe; vend i ngushtë e pa rehati. Banonin në një kotec.