Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KRAH

    m. sh.
    1. Secila prej dy gjymtyrëve të sipërme të trupit të njeriut, nga supi deri te dora; veshja që mbulon këto gjymtyrë; secila nga gjymtyrët e sipërme te shpendët, te kandrrat dhe te disa gjitarë, që shërbejnë për të fluturuar; flatër: krahu i djathtë (i majtë); krahët e fluturës; hapi (mbylli) krahët; e kapi për krahu; të lumshin krahët! (ur.); iu thafshin krahët! (mallk.); / diçka që u ngjet këtyre gjymtyrëve; fletë: krahët e avionit; krahët e kolltukut anët e kolltukut, ku mbështeten bërrylat; krahu i vinçit (tek.) pjesa që lëviz e vinçit; krahët e lumit anët ose degët e lumit.
    2. Edhe fig., sup; kurriz, shpinë (edhe në disa njësi frazeologjike): me pushkë (me torbë) në krah; i fërkon krahët (kurrizin, shpatullat, zverkun) (keq.) e merr dikë me të mirë, i serviloset; i ktheu (i solli) krahët (shpatullat, kurrizin) (dikujt) e braktisi, kur ai kishte nevojë; nuk e përfill më a nuk kujdeset më për të; flet (vepron) prapa (pas) krahëve flet (vepron) fshehurazi ose tinëz; kthen krahët (gunën) nga fryn era është pa karakter.
    3. Ngarkesë sendesh sa mund të përfshihet me një nga këto gjymtyrë: një krahë dru (shkarpa. jonxhë).
    4. Anë, drejtim; një vend që është pranë atij që flet; ana e diçkaje ku kryhet një veprim: në krahun e majtë majtas; në krahun e ndërtesës përbri ndërtesës; e kam në krah e kam përbri ose pranë; i rri në krah (dikujt) i rri pranë; i morën krahët armikut (usht.); luan me krahët (sport.).
    5. Forcë pune (zakonisht në bujqësi); punë me dorë ose fuqia fizike e dikujt (edhe në disa njësi frazeologjike): kam tre krahë pune; punëtor krahu punëtori që punon me kazmë etj.; më ranë (m'u këputën) krahët u lodha së punuari.
    6. fig. Përkrahja a ndihma që i jepet dikujt; mbështetje, mbrojtje; anësi (edhe në disa njësi frazeologjike): e kam krahun e djathtë e kam ndihmësin kryesor; i doli (iu bë) krah; më dha (më vuri) krahun (krahët) më ndihmoi; iu prenë krahët s'ka kush ta ndihmojë më tani; i mban krahun (dikujt) merr anën e dikujt.

      Shprehje

      • Fle në një krah i ka punët në rregull, nuk ka halle; (e godita) me sa më hëngri krahu e godita me tërë fuqinë e krahut; e hodhi prapa (pas) krahëve (pas shpinës, pas kurrizit) e harroi, nuk e kujton më (zakonisht një ngjarje të hidhur); i dha krahë (fletë) e gëzoi shumë, i dha guxim; po i dhe (po i zgjate) krahun, të merr (të rrëmben) kokën po i dhe gishtin të rrëmben dorën; i ka krahët të ngrohtë (shpatullat
      • të ngrohta); i ka krahët të prerë (duart
      • të prera); krah për krah së bashku, krahas; me krahë hapur (hapët) me dashuri e ngrohtësi; me krahë të lehtë! ur. dalsh faqebardhë e pa shumë mundime! mori krahë (fletë) mori guxim; përveshi krahët (llërët, mëngët) ia hyri punës me zell e me të gjitha forcat; nuk rreh (nuk i bie) në atë krah nuk e ka fjalën aty; as i vete mendja aty; rrudhi (mblodhi, hapi) krahët (supet) thuhet për dikë që tregohet se nuk di a nuk kupton gjë; i thau krahët (duart
      • ); i vuri krahët (një veshjeje) po e vesh përditë; i vuri krahët (gjoksin
      • ); zgjat krahët (gjoksin, gishtërinjtë) shtrin ndikimin e vet.