Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KRAHAS

    1. I. ndajf. 1. Për krahësh, duke kapur njëri-tjetrin nga krahët. Kapen (lozin) krahas.
    2. Përbri dikujt a diçkaje tjetër, në krah të njëri-tjetrit; pranë, afër. Ecin krahas. I rri krahas. Udhëtojnë krahas.
    3. Në kushte të njëjta me dikë a me diçka tjetër, në të njëjtën shkallë, me të njëjtin ritëm. I vë krahas. Punon krahas me shokët.
    4. Së bashku, në të njëjtën kohë me diçka tjetër. U shqyrtuan krahas të dyja çështjet.
    5. Baras, barabar, njëlloj. Shkojnë krahas përpara. Përparojnë krahas. II. parafj. 1. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore, që shënon një njeri, një send ose radhën a vendin, përbri të cilit gjendet dikush a diçka; përbri. Ecnin krahas kolonës së ushtarëve. Krahas pallatit.
    6. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore, që shënon punën a veprimin, i cili kryhet në të njëjtën kohë me një punë a veprim tjetër; përveç, veç. Krahas mësimit, merret edhe me sport.
    7. Përdoret me një emër në rasën rrjedhore, që shënon një njeri a një grup njerëzish, të cilët bëjnë një punë me të njëjtën cilësi ose me të njëjtin ritëm sikurse dikush tjetër. Punonte krahas shokëve.