Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KRAHINORIZËM

    m. sh. libr.
    1. Ndarje e një vendi në disa njësi administrative-territoriale sipas krahinave, ndarje krahinore. Krahinorizmi mesjetar.
    2. Prirje e përpjekje për të mbrojtur interesat e ngushta krahinore; përçarje e grindje ndërmjet krahinave të ndryshme. Shfaqje krahinorizmi. Ushqenin (nxitnin) krahinorizmin.
    3. gjuh. Fjalë, shprehje ose trajtë, që është karakteristike për të folmen e një krahine dhe që nuk ka përdorim të gjerë në gjuhën letrare kombëtare.