Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KRECË

    f. sh.
    1. Gjethja e disa drurëve halorë, që vjen e hollë si gjilpërë. Krecat e pishës.
    2. Gjemb druri; maja e gjembit. Më shpoi kreca.
    3. Halë peshku. Peshk pa kreca. I mbeti kreca në fyt.
    4. Diçka e ngjashme me halën e peshkut; halëz gruri, thekre etj. Krecat e grurit (e thekrës).