Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KREDH

    kal.
    1. Zhyt dikë a diçka në ujë ose në një lëng; e fut brenda në ujë, në dhe, në kashtë etj.; e hedh në një vend që ka aq shumë ujë sa të mbulon (në det, në liqen etj.); e fundos diku sa të mos duket. Kredh rrobat në ujë. E krodhi në det. E krodhi dhe e nxori.
    2. fig. Fut dikë në një gjendje nga është e vështirë të dalë, zhyt (në borxhe, në rrugë të gabuar etj.). E krodhi në borxhe.
    3. fig. E bëj dikë të përqendrohet i tëri në diçka, sa të mos shohë e të mos dëgjojë asgjë përreth, zhyt. E krodhi në mendime.