Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KREDI

    f. sh.
    1. fin. Shumë të hollash që i jep banka e shtetit një qytetari, një ndërmarrjeje etj., sipas kërkesës së tyre, me kusht që t'i kthehet pjesë-pjesë brenda një kohe të caktuar. Kredi bankare. Kredi me afat të gjatë (të shkurtër). Jep kredi. Kërkoi (mori) kredi. Çeli një kredi. Shlyej kredinë.
    2. fin. Shumë të hollash që caktohet me ligj nga shteti për t'u përdorur në një degë të ekonomisë a në një fushë të veprimtarisë shoqërore. Kredi për shëndetësin ë(për arsimin).
    3. Dhënia e një shume parash a e mallrave (pa para në dorë) nga banka, nga një tregtar etj. ose nga një shtet një shteti tjetër, me kusht që këto të shlyhen pak e nga pak, zakonisht me një kamatë, brenda një kohe të caktuar. Kredi me përqindje (me kamatë) të lartë. Kredi me afat të shkurtër (të gjatë). Shet me kredi. E bleu (e mori) me kredi.
    4. fig. libr. Besimi që gëzon dikush në marrëdhëniet tregtare ose shoqërore; besim, autoritet. Ka kredi. Është njeri me kredi.