Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KRENARISHT

    ndajf.
    1. Në mënyrë krenare, me ballin lart, me krenari. Parakalon krenarisht (populli, ushtria). Valon krenarisht (flamuri). Ranë krenarisht (heronjtë).
    2. keq. Duke e çmuar veten mbi të tjerët dhe duke u mbajtur më të madh, duke u mburrur pa të drejtë; me mendjemadhësi, me mospërfillje ndaj të tjerëve. Sillet (flet, përgjigjet) krenarisht.