KRESHKË
f. sh.
- Gjethe, fletë; përmb. tërësia e gjetheve të një druri, fletët. I dolën kreshkat pemës. I ranë kreshkat mollës. U ra kreshka drurëve.
- zakon. sh. Leskrat e lëkurës së disa drurëve (si pisha etj.). Kreshka të ashpra. E ka trungun me kreshka.
- Luspë peshku. Kreshka të mëdha (të vogla). Pastroj kreshkat (e peshkut).