Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KRESHMË

    f. zakon. sh. fet.
    1. Ditë a kohë e caktuar, zakonisht para disa të kremteve kryesore, gjatë së cilës feja e krishterë u ndalon besimtarëve të hanë mish e bulmet (në vendet ku vepron feja e krishterë). Kreshmët e mëdha kreshmët prej shtatë javësh përpara pashkëve. Kreshmët e vogla kreshmët prej gjashtë javësh përpara krishtlindjeve. Kreshmët e gushtit kreshmët dyjavore në gjysmën e parë të gushtit. Nuk mbajmë kreshmë. Ishte me kreshmë kreshmonte.