Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KRESHNIK

    Im. sh.
    1. Hero epik i rapsodive tona popullore, që paraqitet me trup të madh, me forcë të jashtëzakonshme e me veti përrallore, që kryen vepra heroizmi për mbrojtjen e vendit dhe të popullit. Çetat e kreshnikëve. Këngët e kreshnikëve.
    2. lart. Trim i madh me shpirt të paepur e fisnik, që kryen vepra të larta heroizmi; fatos, hero. Kreshnikët e maleve. Kreshnikët partizanë.
    IImb.
    1. Që ka të bëjë me heroin epik të rapsodive tona popullore; që u këndon veprave heroike të këtyre heronjve. Këngë kreshnike.
    2. lart. Që shquhet për trimëri, për fisnikëri dhe për shpirt të paepur, që lufton si një kreshnik. Njeri (burrë) kreshnik. Grua kreshnike. Popull kreshnik.
    3. lart. Heroik; i mbuluar me lavdi, i lavdishëm. Armë kreshnike. Lufta kreshnike. Malet (bjeshkët) kreshnike. Vend kreshnik.