KRIDHEM
vetv.
- Zhytem në ujë; futem brenda në ujë, në kashtë etj.; hidhem në një vend me shumë ujë sa mbulohem i tëri; fundosem diku sa nuk dukem; kund. shkridhem. Kridhem në ujë. Kridhem në det (në lumë, në liqen). Kridhem në kolltuk (në krevat).
- fig. Futem a zhytem në një gjendje, nga është e vështirë të dal (në borxhe, në rrugë të gabuar etj.). Ishte kredhur në borxhe.
- fig. Përqendrohem i tëri në një punë, sa nuk shoh e nuk dëgjoj asgjë përreth. Kridhem në punë. Kridhem në leximin e librit. U krodh në mendime (në kujtime).
- Pës. e KREDH.