Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KRIJOJ

    kal.
    1. Bëj diçka të re, që nuk ka qenë më parë, me punë mendore a fizike; hartoj, kompozoj diçka të re; shpik. Krijoi një tip (një model) të ri makine. Krijoi një vepër letrare (shkencore).
    2. Themeloj diçka, ngre, organizoj, formoj. Krijoi Partinë. Krijoi qeverinë. Krijoi shtetin e ri shqiptar. Krijoi brigadën (çetën). Krijuan një institucion të ri.
    3. Grumbulloj e ruaj diçka për ta përdorur më vonë ose për arsye të tjera, mbledh, bëj që të mblidhet. Krijon rezerva (stoqe).
    4. vet veta III. Ngjall, shkakton. Krijon gjallëri (gëzim, entuziazëm). Krijon shqetësime.
    5. Arrij të kem, fitoj; formoj për veten time. Krijoj bindjen (mendimin). Krijoj një ide. Krijuan përshtypje të mira.
    6. Përgatit, siguroj diçka. Krijoj kushtet për punë (për pushim). Krijoj mundësi.
    7. E formoj si të tillë, e bëj të jetë i tillë; edukoj, bëj të lindin e të zhvillohen te dikush tipare të caktuara të botëkuptimit, të moralit, të karakterit e të sjelljes. Puna e krijoi njeriun. Partia krijoi njeriun e ri.