Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KRIPUR

    Imb.
    1. Që është me kripë, që përmban shumë kripë (për ujin e detit, për tokat afër detit etj.). Ujë i kripur. Kënetë e kripur. Toka të kripura.
    2. Që i është hedhur shumë kripë, që ka kripë më shumë sesa duhet; i njelmët (për gjellët, bulmetin etj.). Gjellë (gjizë) e kripur. Djathi i kripur. Është ca i kripur.
    3. Që është vënë në kripë a në shëllirë për t'u regjur a për të mos u prishur, që është përpunuar me kripë; që është bërë turshi (për perimet, ullinjtë). Peshk i kripur. Speca (tranguj, ullinj) të kripur.
    4. fig. bised. Aq i shtrenjtë saqë është vështirë të blihet, shumë i shtrenjtë; i lartë. Mallra të kripura. Çmime të kripura.
    5. fig. I mprehtë dhe me shije, i lezetshëm e tërheqës, që ka humor të hollë. Shaka e kripur. Bisedë e kripur.
    IIndajf.
    1. Më vjen kripur: më vjen hidhur, nuk më vjen mirë, më prek e më hidhëron (një fjalë, një bisedë etj.).