Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KRISHTERË

    mb. fet.
    1. Që lidhet me krishterimin, që i përket krishterimit, që mbështetet në dogmën e krishterimit; që ka të bëjë me të krishterët, i të krishterëve (në vendet ku vepron feja e krishterë). Feja e krishterë. Kisha e krishterë. Lutje e krishterë.
    2. Që beson a që quhet sikur beson në krishterimin; që përhap krishterimin. Popullsi e krishterë. Bota e krishterë.
    3. si em. KRISHTER/Ë, ~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT(të). Pasues a ithtar i krishterimit (në vendet ku vepron feja e krishterë).