KRUNDE
f. kryes. sh.
- Lëvore drithi që mbeten pasi sitet mielli, hime: harxhon miellin dhe kursen krundet (fj. u.); po të përzihesh me krunde, të hanë pulat (fj. u.).
- fig. Njeri pa vlerë; njeri kokëbosh: është fare krunde.
Shprehje
- Ishte krunde nuk kishte asnjë pare në xhep; i merr krundet për miell e merr sapunin për djathë.