KRYE
Ias.
- Kokë1-4 (edhe në disa njësi frazeologjike): me kryet lart; i zien kryet i zien koka; na çau kryet na mërziti shumë.
- Balli i diçkaje; fig. vendi më i nderuar në krye të kuvendit; / vendi dhe përgjegjësia në një punë: në krye të detyrës (të udhëheqjes).
- Fillimi i një kohe; kund. fund: në kryet të vitit.
Shprehje
- I doli në krye (një pune) e mbaroi, e përfundoi (një punë); doli faqebardhë; i ftohu kryet (kokën) (dikujt) e nxori nga një hall i madh; ia hëngri kryet (kokën
- ) me të mirë; e ka (e mban) mbi krye e sipër (mbi kokë
- e lart); krye më krye (kokë më kokë
- ); lidh krye me krye (diçka) bashkërendoj, vë në rregull; kanë marrë krye kanë filluar të veprojnë sipas kokës së vet; i ka marrë kryet (koka
- , mendja) erë; (sa) t'i marrësh kryet (kokën
- ); ngre krye (kokë
- ); nxjerr kryet (kokë) fillon të duket ose të gjallërohet përsëri; e nxjerr (e qit) në (më) krye (diçka) thuhet për dikë që është i zoti, që të mbaron punë; i rri (i qëndroj) mbi krye (mbi kokë
- ) (dikujt a diçkaje); e solli kryet (kokën
- ); uli kryet (kokën
- ); vari kryet (kokën
- ).
IIm. sh.
- Krerë-t 1. kokë1-4 (edhe në disa njësi frazeologjike): krye viti; në krye të rrugës; në krye të sofrës; kështu i tha kreu kështu mendoi; nuk i hyn në krye nuk e kupton dot; me krye në torbë me rrezik të madh. 2. sh. kokë (si numër për bagëti): dhjetë krerë dhi. 3. secila nga pjesët prej disa faqesh të një punimi a libri, kapitull: kreu i parë (i dytë). 4. sh. parësia: krerët feudalë.
IIIKRYE-fjalëform.
- Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që ka kuptimin "krye, kokë" (p.sh. kryemadh), "kryetar" (p.sh. kryefamiljar) e "kryesor" (p.sh. kryekështjellë).