Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KRYEQENDËR

    f. sh.
    1. Qendra kryesore administrative e një krahine a e një rrethi, ku ndodhen organet e pushtetit shtetëror që e drejtojnë atë dhe institucionet kryesore të arsimit e të kulturës; qyteti kryesor i një vendi. Kryeqendra e krahinës (e rrethit, e qarkut).
    2. Qendra kryesore në një fushë të caktuar të veprimtarisë (të prodhimit, të shkencës, të arsimit etj.). Kryeqendra e arsimit.