KRYETAR sh
m.
- Ai që është zgjedhur a është emëruar në krye të një organi shtetëror ose politik; ai që është zgjedhur në krye të një organizate shoqërore ose është emëruar në krye të një organizate ekonomike. Kryetari i Këshillit të Mbrojtjes. Kryetari i Këshillit të Ministrave (i qeverisë). Kryetari i Kuvendit Popullor. Kryetari i Gjykatës së Lartë. Kryetari i komitetit ekzekutiv.
- Ai që ngarkohet të kryesojë një delegacion, të drejtojë punimet e një mbledhjeje etj. Kryetar i delegacionit.
- Përgjegjës i një zyre, i një ekspedite, i një ekipi etj. Kryetari i ekspeditës. Kryetar dege. Kryetari i skuadrës. sport.