Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KRYQE

    If. sh.
    1. Shami me tre cepa, e prerë kryq, që e lidhin gratë në kokë për të mbajtur flokët. Kryqe e bardhë. Me kryqe në kokë.
    2. krahin. Udhëkryq. Qëndroi në kryqe. E priti te kryqja.
    3. Një e katërta e një buke të rrumbullakët a e një çyreku. Një kryqe bukë.
    4. Rripa që lidhen kryq për të shtrënguar samarin pas vitheve të kafshës. I vuri gomarit kryqen.
    IIf. vet. sh.
    1. anat. Pjesa e trupit të njeriut a të kafshës në fund të shtyllës kurrizore; kërbishte. Më dhembin kryqet. Vrau (theu) kryqet. Ra në kryqe.
    2. Kryqëzat e samarit. U thyen kryqet.

      Shprehje

      • M'u këputën (më ranë) kryqet u lodha shumë, punova tërë ditën e ditës sa u këputa. Ia di kryqet e njoh mirë, ia di dhëmbë e dhëmballë. Ia ndreqi kryqet dikujt e solli në vete a e bindi duke e rrahur me dru; ia tregoi qejfin.