Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KRYQËZUAR

    mb.
    1. Që është vënë kryq mbi një tjetër. Hekura (drurë) të kryqëzuar. Me duar (me këmbë) të kryqëzuara.
    2. hist. Që është mbërthyer pas një druri me krahë hapur si në kryq (sipas një mënyre të vjetër të dënimit me vdekje). Vdiq i kryqëzuar.
    3. biol. Që ka dalë nga kryqëzimi i kafshëve ose i bimëve të racave a të llojeve të ndryshme; që bëhet duke kryqëzuar kafshë ose bimë të racave a të llojeve të ndryshme; hibrid. Lopë e kryqëzuar. Bimë e kryqëzuar.
    4. usht. Që pritet me një tjetër. Zjarr i kryqëzuar.