KTHESË
f. sh.
- Vendi ku një rrugë, një lumë etj. kthehet a e ndërron drejtimin, bërryl rruge, lumi etj. Kthesë e vështirë (e rrezikshme). Kthesë e madhe (e vogël). Kthesë e fort ë(e butë). Rrugë me kthesa. Mori kthesën. Kaloi kthesën. E priti te kthesa.
- fig. Ndryshim i madh e i menjëhershëm në zhvillimin e diçkaje a në qëndrimin sjelljen e veprimet e dikujt. Kthesë vendimtare (rrënjësore). Kthesë historike. Shënoi kthesë. Viti i kthesës së madhe. Bëj kthesë ndryshoj qëndrimin a sjelljet (zakonisht për mirë), kthehem në rrugë të drejtë.
- muz., vjet. Refren. Këndoi kthesën.
Shprehje
- Kthesë (me) plug shih te PLUG,~U.