Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KTHIM sh

    m.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve KTHEJ, KTHEHEM. Kthimi në atdhe. Rruga e kthimit. Gjatë kthimit. Ndeshja e kthimit. sport. ndeshja e dytë ndërmjet po atyre dy ekipeve, dy skuadrave, dy sportistëve etj., që kanë luajtur edhe një herë së bashku gjatë një kampionati, një gare etj.
    2. Udhëtimi që bëjmë kur kthehemi nga një vend. Biletë për vajtje e kthim. Kthimin s'e ndjemë fare.
    3. Çasti kur kthehet dikush a diçka. Kthimi i anijes në port.