Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KTHJELLËT

    mb.
    1. Që është i pastër e i tejdukshëm dhe nuk ka lëndë të huaja, i kulluar (për ujin ose për lëngje të tjera); kund. i turbullt. Ujë i kthjellët.
    2. Që nuk ka re ose mjegull, i hapur (për qiellin, motin etj.); kund. i vrenjtur. Qiell i kthjellët. Mot i kthjellët. Ditë e kthjellët.
    3. Që dëgjohet mirë e qartë, që shqiptohet me tinguj të dallueshëm mirë; i pastër. Zë i kthjellët.
    4. fig. Që kuptohet mirë e lehtë; që është i aftë për të gjykuar mirë dhe drejt, i qartë në mendime e në gjykime. Mendim i kthjellët. Mendje e kthjellët. Është i kthjellët kur flet.
    5. fig. I çelur në fytyrë; që shpreh gëzim, kënaqësi e dëlirësi (për fytyrën, sytë etj.). Fytyrë e kthjellët.

      Shprehje

      • Si bubullimë (si rrufe) në qiell të kthjellët (të kaltër) shih te BUBULLIM/Ë,~A.