Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KTHYER

    If. sh.
    1. Kthesa e një rruge, e një lumi etj. Rrugë me të kthyera. Tek e kthyera e lumit.
    2. Palë në fund të një rrobe a në anë të një cope. E kthyera e pantallonave. E kthyera e fustanit (e fundit). Është shqepur e kthyera.
    IImb.
    1. I përkulur, në trajtë të lakuar; me majë a me skaj të përkulur. Hekur i kthyer. Drejtoi telin e kthyer.
    2. I punuar a i lëruar thellë, me plug (për tokën). Tokë e kthyer.
    3. Që është shqepur dhe është qepur përsëri, duke vënë për faqe të jashtme atë që ka qenë e brendshme, që është kthyer (për një kostum, pallto etj.). Kostum i kthyer. Pallto e kthyer.
    4. I përthyer (për anët a skajet e një rrobe); i përveshur (për mëngët). Me anë të kthyera. Me mëngë të kthyera.
    5. Që është ndarë nga burri dhe ka ardhur përsëri në derë të babait (për gratë). Vajzë e kthyer.
    6. bised. Që e ka marrë veten nga një sëmundje (për një njeri që ka qenë i sëmurë). M'u duk i kthyer sot.