Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KUDHËR

    f. sh.
    1. Trung çeliku me një sipërfaqe të sheshtë, mbi të cilin kovaçi rreh me çekan hekurin e skuqur. Vë (rreh) në kudhër.
    2. anat. Eshtër e vogël që gjendet në brendësi të veshit të mesëm.
    3. fig. Vendi a mjedisi shoqëror ku kalitet e edukohet njeriu si revolucionar. Në kudhrën e punës, e revolucionit. Kudhra e aksionit.

      Shprehje

      • Njëri (i bie) kudhrës, tjetri çokut (çekiçit) bëjnë një punë jo të bashkërenduar, pa u marrë vesh mirë e duke penguar njëri-tjetrin, njëri i bie gozhdës tjetri potkoit.