Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KULLUAR

    mb.
    1. I pastër, që s'ka lëndë të huaj; i kthjellët, i tejdukshëm, i qartë (për ujin dhe për lëngje të tjera). Ujë (vaj) i kulluar. Raki e kulluar.Verë e kulluar.
    2. Që është kaluar nëpër një kullore, që është kulluar nëpër një napë. Gjizë e kulluar. Djathë i kulluar. Kos i kulluar salcë kosi.
    3. Që është kulluar me anë kanalesh a vijash dhe nuk ka ujë ose lagështirë të tepërt (për tokën). Tokë e kulluar.
    4. Që nuk ka re e mjegull, i kthjellët, i pastër. Qiell i kulluar.
    5. fig. I qartë dhe i dallueshëm; pa fjalë e shprehje të huaja, e pastër (për gjuhën). Fliste një shqipe të kulluar.
    6. fig. Që nuk ka asnjë ves a të metë, me të gjitha virtytet e mira; pa asnjë njollë në jetën e vet; i çiltër; i pastër. Vajzë e kulluar. Djalë i kulluar. Biografi e kulluar.

      Shprehje

      • Qesh edhe me ujin e kulluar shih te QESH.