Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KULM

    m. sh.
    1. Maja e një kodre e një mullari etj. Kulmi i bregores (i mullarit). Mur me kulm.
    2. Maja e çatisë së një ndërtese, kulmare; kulmari i një ndërtese. Kulmi i shtëpisë. Çati me dy kulme. I vë (i hedh) kulmin. U thye kulmi.
    3. gjeom. Pika e sipërme ku takohen dy drejtëza dy gjysmëdrejtëza ose dy rrafshe. Kulmi i këndit (i trekëndëshit). Zbres një vijë nga kulmi.
    4. fig. Shkalla më e lartë e arritur në zhvillimin e diçkaje; pika më e lartë e shfaqjes së një dukurie a e përsosurisë së diçkaje. Kulmi i gëzimit (i hidhërimit, i lumturisë). Vapa arriti kulmin. Në kulm sa nuk ka ku të shkojë më tej. Ky është kulmi!
    5. përd. ndajf. Plot e përplot. Shtëpia u mbush kulm me njerëz.

      Shprehje

      • Jemi (rrimë, banojmë) nën një kulm jemi një familje, banojmë në një shtëpi.