KULMOR
mb.
- Që i përket kulmit të një shtëpie, që zbret nga kulmi i çatisë; që lidhet me trarin e kulmit. Trari kulmor. Pjesa kulmore e çatisë.
- gjeom. Që zbret pingul nga kulmi i një figure; që i përket kulmit të një figure gjeometrike. Vijë kulmore.
- si em. ~E, ~JA f. sh. ~E, ~ET gjeom. Vijë që zbret nga kulmi i një figure gjeometrike. Heq një kulmore.