Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KUNDËRAJROR

    Im. sh.
    1. Armë e rëndë, zjarri, me një grykë ose me shumë gryka, që shërben për t'u mbrojtur nga sulmet ajrore a për qitje në ajër kundër aeroplanëve dhe parashutistëve. Shtie me kundërajror.
    2. usht. Ushtari që përdor këtë armë zjarri. Stërvitja e kundërajrorëve.
    IImb.
    1. Që shërben për t'u mbrojtur nga sulmet ajrore a për qitje në ajër kundër aeroplanëve e parashutistëve; që ka të bëjë me mbrojtjen nga sulmet ajrore. Artileria kundërajrore. Mitraloz kundërajror. Mbrojtja kundërajrore. Strehim kundërajror.