Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KUNDËRPESHOJ

    kal.
    1. Sjell në baraspeshë një peshë ose një forcë, duke përdorur një kundërpeshë. Kundërpeshoj forcat.
    2. fig. Bëj një veprim si përgjigje ndaj një veprimi tjetër për të krijuar një gjendje të barabartë a një drejtpeshim të forcave ose të mundësive ekonomike, politike, ushtarake etj.