Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    KUNDËRSHTIM

    m. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve KUNDËRSHTOJ, KUNDËRSHTOHEM. Kundërshtimi i urdhrit. Kundërshtimi është i kotë. Me gjithë kundërshtimin e...
    2. Përpjekje për të hedhur poshtë një mendim, një vendim, një urdhër etj. ose për ta ndaluar atë; pikëpamje e kundërt, mendim i kundërt. S'kam kundërshtim, s’kam gjë kundër, e pranoj. E pranoi pa kundërshtime. A ka kundërshtime?

      Shprehje

      • Bie (është) në kundërshtim me diçka nuk përputhet a nuk pajtohet me diçka, është krejt ndryshe nga diçka tjetër.